Drita përfundon në procedurë disiplinore 

Futboll

Drita përfundon në procedurë disiplinore 

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:10
Drita

Federata e Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj FC Dritës.

Krejt kjo pas tollovisë së krijuar pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Prishtinës, ku tifozët ishin futur në fushë.

FFK ka njoftuar se ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Dritës dhe klubi gjilanas rrezikon t’i dënohet fusha për këtë.

"Ndaj: FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita-Prishtina, pas përfundimit të takimit tifozët e FC ”Drita”, hedhin në drejtim të lojtarëve të FC ”Prishtina” , rreth 25 shishe PVC si dhe tifozët e frustuar të FC ”Drita” (disa prej tyre) kalojnë rrethojat hyjnë në fushë dhe konfrontohen fizikisht me zyrtarët e FC ”Drita” dhe falë intervenimit të policisë së Kosovës evitohet incident edhe më i madh.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Drita”. Afati datë 30.04.2024 ora 13:00", njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat