Dy shqiptarët që fituan Champions League e të rinjëve me Olimpiakos

Futboll

Dy shqiptarët që fituan Champions League e të rinjëve me Olimpiakos

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:09
Antzelo Sina

Një arritje e madhe mbërrin nga dy futbollistët shqiptarë të cilët janë pjesë e Olimpiakos U-19. Antzelo Sina dhe Antonis Dama kanë fituar Youth League për sezonin 2023-2024.

Në fazën finale, ekipi grek fitoi kundër Milanit me rezultatin e pastër 3:0.

Portieri shqiptar Sina e nis gjithmonë si titullar dhe është vlerësuar shumë për shkak të paraqitjeve të tij të mrekullueshme. Gjithashtu në fushë do të aktivizohej nga pankina edhe mbrojtësi shqiptar, Dama.

Youth League njihet ndryshe edhe si “Champions League” e të rinjëve, ndërsa skautë të ekipeve elitare në Europë ishin në stadium në Nion të Zvicrës për të parë finalen.

Sipas raportimeve të fundit Sina ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa nuk duhet lënë pa përmendur edhe mbrojtësi Dama që shihet me potencial të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat