Juventus-Milan, formacionet e mundshme

Futboll

Juventus-Milan, formacionet e mundshme

Më: 27 prill 2024 Në ora: 11:47
Juventusi dhe Milani

Juventusi dhe Milani do të ballafaqohen sot në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz”, duke filluar nga ora 18:00.

Juventusi ka arritur të fitojë vetëm dy nga 12 ndeshjet e fundit të Serisë A. Presioni po rritet pafundësisht mbi Massimiliano Allegri dhe ai tani pritet të shkarkohet në fund të sezonit.

Në anën tjetër, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli është gjithashtu në rrezik të shkarkohet në fund të kampanjës, pas rezultateve të pakënaqshme dhe humbjen në derbi, gjë që bëri Interin të shpallet kampion për herë të 20-të.

Kur këto dy skuadra u takuan në tetor, Juventus fitoi 1-0 ndaj Milanit pas një goli në minutën e 63-të nga Manuel Locatelli.

Formacionet e mundshme për Juventus – Milan

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.

Milan (4-2-3-1): Maignan, Musah, Gabbia, Thiaë, Florenzi, Bennacer, Reijnders, Pulisic, Loftus-Cheek, Leao, Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat