Shqiptarët apo malazezët, të gjithë me sy nga Tivari e Podgorica! Kjo po i shqetëson  

Futboll

Shqiptarët apo malazezët, të gjithë me sy nga Tivari e Podgorica! Kjo po i shqetëson  

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:21
Deçiqi

Të gjithë me sy nga Podgorica dhe Tivari!

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kërkon pikë të plota në Tivar ndaj Mornarit dhe shpreson në dështimin e Buduçnostit në

Podgoricë në duel me Sutjeskën e Nikshiqit. 

Të gjitha ndeshjet luhen sot.

Shqiptarët apo malazezët? 

Buduçnosti po shqetësohet nga skuadra shqiptare sepse në rast të barazimit me Sutjeskën, Deçiqi merr hov në krye të renditjes. 

Rëndësi të jashtëzakonshme garuese ka edhe derbi mes dy klubeve më të mëdha dhe më të trofeshme në Mal të Zi, Buduçnosti - Sutjeska (18:00).

Një orë më vonë, një tjetër derbi tjetër, teksa kryesuesi Deçiqi Admiralbet përballet me Mornarin.

“Shpresojmë në fitoren tonë, pasi më pas e mirëpresim Deçiqin dhe gjithçka do të varej nga ne në luftën për titull “, tha portieri i Sutjeskës, Vladan Gilen. 

Pas javës së 31-të të Kampionatit të Malit të Zi, Deçiqi kryeson me 57 pikë, pasojnë Buduçnosti me 54, Sutjeska 52, Mornari 51. Jezero 48 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat