Mezani: Do të luftojmë për çdo pikë deri në fundin e kampionatit

Futboll

Mezani: Do të luftojmë për çdo pikë deri në fundin e kampionatit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:37
Gentjan Mezani

Gentjan Mezani, shef i shtabit teknik të Gjilanit, është shfaqur para mediave në prag të sfidës kampionale ndaj FC Ballkani. 

Trajneri i kuqebardhëve ka theksuar se ndeshja ndaj kampionëve në fuqi është me po aq rëndësi, ashtu siç janë edhe gjithë ndeshjet e tjera deri në fundin e këtij edicioni.

“Jemi perballë një ndeshje të vështirë, ashtu siç priten të jenë të gjitha deri në fundin e këtij edicioni. Jemi të gatshëm për të bërë dhe për të marrë maksimumin në ndeshjen e radhës. Pres një ndeshje të luftuar pasi që dy skuadrat kanë objektiva për të arritur”.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se ekipi nuk ka arritur të shfaq më të mirën në fushën e lojës, pavarësisht kualitetit që ka, pasi që vazhdojnë të vuajnë dy fazat e para të kampionatit.

“Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik, pasi që skuadra ka nevojën e rezultateve dhe është normale qe nga dëshira për të arritur fitore ka shpërdoruar raste ashtu siç na ndodhi në ndeshjen e fundit.

Gjithsesi ajo është një ndeshje e shkuar dhe ne kemi ndeshje të rëndësishme deri në fundin e kampionatit”.

“Dy fazat e para të kampionatit na penalizojnë, pasi që skuadra ka qenë në presionin e rezultateve dhe pavarësisht kualitetit qe ka brenda nuk ka arritur të shfaq dhe të marr atë të cilën e ka kërkuar”.

“Synojmë që në ndeshjet e fundit të gabojmë sa me pak, pasi që çdo pikë është e vlefshme. Detyra jonë është të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, jo vetëm Ballkanin, pavarësisht që e respektojmë si skuadër”, ka përfunduar Mezani.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën  me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat