Pochetino akuza pas golit të anuluar

Futboll

Pochetino akuza pas golit të anuluar

Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:00
Mauricio Pochetino

Chelsea shmangu disfatën në transfertë ndaj Aston Villas teksa ndeshja përfundoi me shifrat 2-2.

Në fakt, “Blutë e Londrës” e panë veten në disavantazhin e dy golave, por ia dolën të barazonin madje në fund mund ta fitonin takimin. Vetëm VAR ua hoqi këtë mundësi pas anulimit të golit të anuluar të Disasi.

Polemikat ishin të mëdha pas një kontakti në zonë mes Diego Carlos dhe Badiashile, që u cilësua si faull nga mbrojtësi i Chelseat. Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Pochetino “shpërtheu” në akuza duke theksuar se sistemi VAR shkatërroi futbollin anglez.

“Dua të jem i qartë sepse nuk dua të merret sikur unë flas kundër arbitrave, por ajo që ndodhi ishte qesharake.

Mua më vjen shumë keq dhe më dhemb njëkohësisht sepse mendoj se VAR dhe ato pamje që u dhanë dëmtojnë jashtë mase futbollin anglez.

As lojtarët dhe tifozët e Aston Villas nuk e kuptuan se përse u anulua goli ynë. Arbitri thotë se ishte faull, në fakt aty ka një ndërhyrje, por nëse në çdo ndeshje merren parasysh këto kontakte, atëherë loja nuk përfundon më me 11 lojtarë”, u shpreh Pochetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat