Ballkani merr tre pikë të arta në Gjilan

Futboll

Ballkani merr tre pikë të arta në Gjilan

Më: 28 prill 2024 Në ora: 16:50
Ballkani

Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, ka importuar tre pikë të arta nga Gjilani. 

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit. 

Futbollisti Nazmi Gripshi ka realizuar në minutën e 49-të e Lumbardh Dellobva në atë 81-tën, për fitoren e madhe.

Ballkani kryeson me 63 pikë e Gjilani renditet në vend të shtatë me 34 sosh pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat