Shkëndija superiore ndaj Gostivarit

Futboll

Shkëndija superiore ndaj Gostivarit

Nga: K.G. Më: 28 prill 2024 Në ora: 17:59
Pamje nga ndeshja

Shkëndija superiore ndaj Gostivarit, duke e mposhtur me rezultat 4:1.

Shkëndija ka arkëtuar tre pikë dhe e mban hapin në luftë për titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti Adenis Shaka ka shënuar në minutën e 2-të dhe të 9-tën, Fiton Ademi në të 54-tën e Eraldo Çinari (88’), shënuan për Shkëndijen. 

Lanre Kehinde në minutën e 81-të shënoi për Gostivarin. 

Pas javës së 29-të në elitën e futbollit maqedonas, Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58, Shkëndija me 55, Gostivari renditet në vend të shtatë me 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat