Kosova e Dusseldorfit shkatërron Viktoria Buchholzin, shkëputet në krye të tabelës  

Futboll

Kosova e Dusseldorfit shkatërron Viktoria Buchholzin, shkëputet në krye të tabelës  

Nga: K.Goca Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:22
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit po marshon drejt një rangut më të lartë përkatësisht drejt Landesliga-s!

Djelmoshat kuqezi shtruan lojë ashtu si i ka hije, duke i zbatuar me përpikëri këshillat e trajnerit dhe demoluan me rezultat 4:0 Viktoria Buchholzin.

Vendasit nuk kishin formulë si ta ndalonin sulmin si stuhi të skuadrës shqiptare, e cila ka shkelur çdo gjë që kishte para vetes.

Tre pikë që konfirmojnë fuqinë e kësaj skuadre dhe shkëputet në krye të tabelës pesë javë para se të bie perdja e kampionatit. 

Në festë djelmoshat e presidentit Bujar Neziri.

“Tre pikët e radhës në ndeshjen kundër Viktoria Buchholzit.

Me një rezultat 0:4 në të mirë të klubit tonë përfundoi gjiroja e 29 në kuadër të Bezirksliga me golat e shënuar nga Max Stellmach (20’ 41’) Astrit Hyseni (31’) dhe për rezultatin përfundimtar 0:4 u përkujdes Naseri Ilazi në minutën e (87’)

Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe shihemi të mërkuren me fillim nga ora 15:00 ku presim në shtëpi Sparta Bilk”, njofton FC Kosova.

Dy vendet e para

1. Kosova 28 22    5 1 92:26 74
2. TSV Eller 04 29 23 3 3 93:43 72

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat