Tuchel thotë se Bayern e synon kualifikimin në finale

Futboll

Tuchel thotë se Bayern e synon kualifikimin në finale

Më: 30 prill 2024 Në ora: 06:08
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel dhe Bellingham

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka thënë se skuadra e synon mposhtjen e Real Madrid dhe kualifikimin në finalen e Champions League. 

Dy skuadrat ndeshen të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Fituesi i dalë nga rezultati agregat do të përballet me fituesin e përballjes Borussia Dortmund - Paris Saint Germanin. 

“Synimi ynë është që të shkojmë në finale. Duam që të luajmë në 'Wembley'”, ka thënë trajneri gjerman."Do të zhvillojmë edhe dy seanca të tjera stërvitore ku futbollistët do të përgatiten për ndeshjen. Kemi përballë një mit dhe lojtarët i shikoj se nuk kanë nevojë për motivim pasi janë të motivuar"

Tuchel ka kërkuar mbështetjen e tifozërisë. 

"Ne gjithashtu kemi nevojë që tifozët të na mbështesin, edhe në momentet kur është më e vështirë. Së bashku me tifozët, ne duhet të krijojmë një atmosferë që na jep një avantazh", ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat