Real Madridi ka barazuar me rezultat 2:2 në Munih me Bayernin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka fjalë të mëdha për Toni Kroosin, i cili asistoi në golin e parë.
“Toni Kroos, nuk ka fjalë për ta përshkruar.
Ai është një top-lojtar, shumë vendimtar për ne.
Pasimi i tij nuk është për të gjithë, absolutisht.
Edhe lëvizja e Vinicius ishte e zgjuar, e shkëlqyeshme”, thotë Carlo Ancelotti.