Bufon tregon kë e ka refuzuar

Futboll

Bufon tregon kë e ka refuzuar

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:10
Xhanluixhi Bufon

Xhanluixhi Bufon do të kishte qenë i mirëpritur në portën e çdo klubi të madh, duke qenë se italiani ishte dhe do të mbetet pa dyshim një ndër portierët më të mëdhenj të historisë, për të mos thënë më i forti.

Gjithsesi, fatin për ta pasur me ngjyrat e tyre e kanë pasur Parma, Juvja më shumë se kushdo tjetër dhe PSG-ja për një sezon, ndonëse edhe shumë klube të tjera e kanë ëndërruar.

“Në vitin 2001 unë nuk e di sesi përfundova te Juventusi. Parma më kishte shitur te Roma, por për çështje detajesh në fund sfumoi gjithçka, pasi në mes u fut Barcelona. Edhe ata u duk sikur e mbyllën me klubin, kur ndërkohë më thërrasin të firmos dhe më thonë se do të shkoj te Juvja.

Pasi kalova në Torino, çdo vit më kërkonin diku, si në 2005-ën për shembull kur isha unë që refuzova një klub shumë të madh… Pastaj isha sërish pranë Romës në 2011, por doja të punojë me Konten…

Ndërkohë, kur u ktheva nga PSG-ja duhej të kaloja te Porto, ku kisha parë edhe qytetin, por te Juvja erdhi Pirlo dhe më bllokoi: ‘Xhixhi, tani që erdha unë do që të ikësh’. Dhe si mund t’i thoja jo një miku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat