Publikohen formacionet zyrtare, Borusia Dortmund - PSG

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare, Borusia Dortmund - PSG

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:11
Pamje nga një ndeshje

Stadiumi legjendar “SIgnal Iduna Park”, pret sot ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe PSG-së. Për gjermanët është një mënyrë e mirë për të treguar se nuk janë rastësisht këtu, teksa sfidojnë një nga ekipet e kuotuara për të luftuar deri në fund për trofeun.

Edin Terziç i ka bërë vend në fushën e lojës nga minua e parë emrave si Sanço e Adejemi në repartin e avancuar, teksa ka lënë në stol Rojs, apo edhe Haller e Mukoko.

Nga ana tjetër, Luis Enrike ka zgjedhur të rinjtë për t’i vendosur përkrah Mbape në kërkim të rezultatit pozitiv, pasi janë Barkola e Zair-Emeri në fushë nga minuta e parë dhe jo emra si Asensio, Soler, Kolo-Muani apo Gonçalo Ramos.

FORMACIONET ZYRTARE

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Humels, Shloterbek, Rajerson. Matsen, Sabitzer, Xhan, Brandt, Sanço, Adejemi, Fyllkryg.
Trajner: Edin Terziç

PSG: Donaruma, Hakimi, Markiinjos, L. Hernandez, N, Mendes, Fabian Ruiz, Vitinja, Zair-Emeri, Dembele, Barkola, Mbape.
Trajner: Luis Enrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat