Klubi historik italian kthehet pas tre vitesh në Serinë A

Futboll

Klubi historik italian kthehet pas tre vitesh në Serinë A

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:32
Tabela e Serie B

Klubi i Parmës është tashmë zyrtarisht edhe një herë në Serinë A.

Klubi i njohur, i rënë tre vite më parë nga futbolli i elitës, sot ka siguruar një pikë që i nevojitej përballë Barit, për të siguruar matematikisht diferencën që i duhej për të qenë përsëri mes skuadrave më të mira në edicionin e ardhshëm.

Barazimi 1-1 ndaj Barit me golin e Boni për vendasit dhe Di Çezare për miqtë, ka mjaftuar për të ndezur edhe një herë festën e tifozëve të skuadrës emiliane, e cila ka bërë histori për shumë vite në elitë me rezultate të rëndësishme, duke prodhuar edhe kampionë të jashtëzakonshëm.

Kur mbeten 2 javë nga fundi i kampionatit të Serisë B, Parma ka tre pikë avantazh ndaj Komos së vendit të dytë dhe 7 ndaj Venecias së vendit të tretë. Vetëm dy vendet e para në renditje shkojnë automatikisht në Serinë A, ndërsa nga vendi i 3-të, deri në vendin e 8-të, zhvillojnë play-off për skuadrën e tretë që do u bashkohet me lart..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat