Enrique: Vendoset në Paris se kush shkon në finale

Futboll

Enrique: Vendoset në Paris se kush shkon në finale

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:12
Luis Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique analizoi humbjen 1-0 të skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmund-it në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, Enrique theksoi se futbolli përbëhet nga gabimet, por theksoi se duhet të mësojnë nga to që të fitojnë në Paris.

“Mendoj se ishte një lojë shumë intensive, me dy skuadra që përpiqeshin gjithë kohës të shënonin.

Nuk u befasova nga Borussia sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Do përpiqemi të mësojmë nga kjo ndeshje dhe do përpiqemi ta përmbysim në Paris që të mund të shkojmë në finale. Futbolli përbëhet nga gabimet, por tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër”-deklaroi trajneri i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat