Chelsea dhe Tottenham luajnë “sezonin” në derbin e Londrës

Futboll

Chelsea dhe Tottenham luajnë “sezonin” në derbin e Londrës

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:28
Chelsea

Chelsea dhe Tottenham do të zbresin këtë të enjte në fushën e lojës, me skuadrat që do të luajnë sfidën e prapambetur të javës së 26-të të Premier League.

Derbi Londrës vjen në një moment jo shumë të papërshtatshëm, por që në fund mund të vendos shumë për fatet e sezonit.

“Blutë” prezantohen në këtë duel pas barazimit 2-2 ndaj Aston Villa-s, teksa më parë u mposhtën thellë 5-0 përballë Arsenal-it dhe me pesë ndeshje të mbetura në kalendar, ky mund të jetë “treni” fundit për të prekur Europën.

Një sezon me shumë luhatje ky për Chelsea-n, por jo më pak për Tottenham-in që prezantohet në derbi pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndaj Arsenal e Newcastle, dy humbje që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në klasifikim, pasi tani vendi i katërt është shtatë pikë larg.

Sa i përket fazës së parë, Chelsea fitoi 1-4, por në shtëpi nuk fiton prej janarit të vitit 2022, e në krahun tjetër, Tottenham numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore në “Stamford Bridge”, ecuri që ka nisur prej prillit të vitit 2018.

Kjo do të jetë përballja numër 177 në histori midis dy skuadrave, me Chelsea-n që kryeson me 78 fitore, kundrejtë 55 të “Spurs” dhe 43 ndeshje janë mbyllur në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat