Las Palmas e do lojtarin shqiptar

Futboll

Las Palmas e do lojtarin shqiptar

Më: 2 maj 2024 Në ora: 20:49
Uzuni

Granada më shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë në Spanjë, por jo Myrto Uzuni, i cili po ndiqet nga Las Palmas, skuadër që po kërkon një sulmues goli.

Me 11 golat e shënuar në këtë sezon në La Liga, Uzuni sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave dhe që tani ka nisur të projektohet se si do të jetë gara në merkaton e verës.

Pas nëntë ndeshjeve radhazi pa fitore, gjashtë të fundit me humbje, Las Palmas ka parë një sezon të njollosur, në të cilin jo shumë kohë më parë ëndërronte Evropën dhe në të cilin ende nuk e ka vërtetuar matematikisht qëndrueshmërinë e saj, megjithëse është 11 pikë përpara Cádiz, me 15 pikë akoma për të luajtur. Kjo nuk e ka penguar aspak të hedhë vështrimin për një sulmues për sezonin e ardhshëm.

Në moshën 28-vjeçare, sulmuesi kuqezi ka kontratë deri në vitin 2026 me Granadën, por te Nuevo Los Cármenes janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë ta mbajnë me rënien nga kategoria, jo ende matematikore, por virtuale. Nuk do të mungojnë ofertat për sulmuesin kuqezi dhe Las Palmas po përpiqet të pozicionohet në garë, duke mundësuar të propozojë një hua me opsion blerjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat