Pochetino: Ndoshta në fund të sezonit më thonë “lamtumirë”

Futboll

Pochetino: Ndoshta në fund të sezonit më thonë “lamtumirë”

Më: 3 maj 2024 Në ora: 17:51
Pochetino

Chelsea triumfoi në derbin e Londrës ndaj Tottenham me shifrat 2-0 duke u rikthyer te tre pikët pas dy ndeshjesh pa fitore.

Trajneri Mauricio Pochetino pas sfidës, nuk hezitoi të “sulmonte” kritikët dhe të theksonte se e ardhmja e tij deri në këtë moment lidhet vetëm me Chelsean pavarësisht thashethemeve në media që e shohin si të larguar sapo të përfundojë sezoni.

“Nëse unë kam edhe një vit kontratë me Chelsean dhe deri më tani askush nuk më ka thënë asgjë për të ardhmen, besoj se kjo do të thotë që unë do të mbetem trajneri i skuadrës.

Pastaj mund të ndodhë edhe që sapo të mbyllë sezonin dikush të më thotë “lamtumirë”. Por, deri tani e ardhmja ime lidhet me Chelsean. Ju lutem boll me këto thashetheme idiote!

Për momentin nuk mund të flasim asgjë me siguri, unë mendoj që do të jem këtu edhe në sezonin e ardhshëm.

Nëse doni të dini më shumë atëherë pyesni në klub”, u shpre argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat