Albion Kurtaj: Ta dërgojmë Ferizajn në nivelet më të larta të futbollit të Kosovës 

Futboll

Albion Kurtaj: Ta dërgojmë Ferizajn në nivelet më të larta të futbollit të Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 maj 2024 Në ora: 19:42
Albion Kurtaj

Ferizaj kremton rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Puna e madhe, angazhimi dhe cilësia, ishin vendimtare që u rikthyen pas një viti në Superligë.

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, së bashku me drejtorin sportiv, Gerc Hyseni, kryesinë, trajnerët, lojtarët dhe të gjithë në kolektiv, dhanë kontribut të madh, për këtë sukses. 

Ferizaj sot zyrtarisht siguroi hyrjen në elitë. 

Ferizaj kryeson me 60 pikë e ka tre më shumë se Prishtina e Re që renditet në pozitën e dytë pas javës së 25-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B. 

Futbollisti Albion Kurtaj ka shënuar dy gola për fitoren e Ferizajt në Prishtinë, me rezultat 4:0 ndaj Flamurtarit.    

“Jam shumë i gëzuar që po e rikthejmë këtë qytet të madh përsëri në elitën e futbollit kosovar. 

E vështirë ishte jashtëzakonisht shumë duke parë që kishte edhe skuadra tjera të organizuara shume. Mendoj që forca e

Ferizajt ishte grupi i lojtarëve i bashkuar e i udhëhequr nga trajnerët dhe nga një kryesi që na qëndroi afër në çdo moment”, thotë Kurtaj për gazetën kombëtare Bota sot”.

Kujt ia dedikon golat?

“2 golat e sotëm shkojnë për familjen time që më mbështetin në çdo moment, dhe ishin akter kryesor që të rikthehem ta ndihmoj Ferizajn të futet në Superligë”, përgjigjet futbollisti.

Kurti tha se synojnë Ferizajn ta dërgojnë në nivele më të larta: “Shpresoj që të jemi edhe sezonin tjetër në këtë skuadër, kemi një projekt të gjatë që të dërgojmë Ferizajn në nivelet më të larta të futbollit të Kosovës, pasi që e meriton ky qytet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat