E ardhmja e Maignan në pikëpyetje, dëmtimet bëjnë Milanin të mendoj shitjen e portierit

Futboll

E ardhmja e Maignan në pikëpyetje, dëmtimet bëjnë Milanin të mendoj shitjen e portierit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:18
Maignan

Në tre sezone me Milan-in, Mike Maignan humbi 39 ndeshje për shkak të dëmtimeve, ekuivalent i një sezoni të tërë.

Sipas raportimeve të medieve italiane, për këtë arsye te “kuqezinjtë” po reflektojnë për të ardhmen dhe rinovimin e portierit, gjë e cila për momentin nuk duket më aq e qartë sa më parë.

Maignan do të donte të merrte të paktën rrogë po aq sa Rafael Leao, e cila arrin në 7 milionë euro me një sërë bonusesh në sezon, por është një shifër që nuk ka gjasa të arrihet.

Milani gjithashtu po merr në konsideratë një shitje të mundshme të portierit francez për të mbushur arkat, siç ndodhi vitin e kaluar me shitjen e Tonali-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat