Gasperini drejt rinovimit

Futboll

Gasperini drejt rinovimit

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:40
Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini po përjeton një sezon fantastik me Atalanta-n, me skuadrën bergamaske që është në gjysmëfinalen e UEFA Europa League, por gjithashtu edhe në finalen e Kupës së Italisë, teksa nuk duhet harruar edhe puna e mirë në Serie A.

Pas afro tetë vitesh në krye të skuadrës, Gasperini ka transformuar totalisht skuadrën duke përjetuar një epokë të artë, teksa tani, në fund të sezonit drejtuesit kanë gati edhe ‘’dhuratën’’.

Shumë i përfolur në merkato, me Napolin që e ëndërron, drejtuesit e Atalanta-s kanë gati rinovimin me 66-vjeçarin, me mediet italiane që raportojnë se Gasperini ka marrë propozimin për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026.

Gasperini mori drejtimin e Atalanta-s më 14 Qershor 2016 dhe deri më tani numëron 378 ndeshje, me 195 fitore, 90 barazime dhe 93 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat