Efikasiteti i Manajt

Futboll

Efikasiteti i Manajt

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:12
Rei Manaj

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka shënuar në 8 ndeshjet e fundit të Sivasporit në shtëpi.

Një rekord në karrierën e Reit, i cili po kalon një sezon fantastik në kampionatin turk.

Në total Manaj ka shënuar 18 herë deri tani, por sa i përket serisë së golave, 27-vjeçari e nisi me dy rrjeta nga pika e bardhë e penalltisë me Gaziantepin në 21 janar.

Ndërkohë, e radhës ishte fitorja në shtëpi me Beshiktashin me golin e Manajt që ishte i vetmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat