Otrant-Olimpic shkatërron Kom-in, para derbit të madh me Bokelin

Futboll

Otrant-Olimpic shkatërron Kom-in, para derbit të madh me Bokelin

Nga: K.G. Më: 5 maj 2024 Në ora: 22:05
Otrant-Olimpic

Skuadra shqiptare Otrant-Olimpic nga Ulqini  janë lider në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll. 

Otrant-Olimpic e ka shkatërruar me rezultat 3:0 Kom-in.

Kjo është fitorja 21-të sezonale.

Skuadra e Dejan Vukiçeviqit kaloi në epërsi në minutën e 8-të kur shënoi Marko Burzanoviq, ndërsa në të 24-ëtn Angjello Rudoviq shënoi me kokë për 2:0 pas krosimit të Halil Muharemoviqit.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Mlladen Marstijepoviç në minutën e 41-të.

Otrant-Olimpic kryeson me 73 pikë e ka dy më shumë se Bokeli i Kotorrit në pozitën e dytë pas javës së 33-të.

Javën e ardhshme zhvillohet derbi i madh në Kotorr mes Bokelit dhe Otrant-Olimpic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat