Partizani nuk e ndali ritmin as kundër Skënderbeut

Futboll

Partizani nuk e ndali ritmin as kundër Skënderbeut

Më: 7 maj 2024 Në ora: 13:27
Shehi

Partizani nuk e ndali ritmin as kundër Skënderbeut dhe arriti të sigurojë një fitore me shumë vlerë për objektivat në një kohë kur kanë mbetur edhe vetëm dy javë nga fundi i 36 javëve të kampionatit të rregullt.

Trajneri Shehi është i kënaqur me ecurinë e skuadrës, teksa kërkon një qasje me mentalitet kampioni në ndeshjen e nesërme në Kukës dhe në atë të fundjavës kundër Erzenit.

“Ishte një triumf i rëndësishëm përballë një kundërshtari që renditet në pjesën e sipërme të tabelës dhe ka pretendime për ‘Final 4’. Fakti që vijmë pas dy derbeve, ia shton vlerat kësaj ndeshjeje.

Dihet që derbi është ndeshje që të ngarkon para saj, por të shkarkon shumë pas. Ishte e rëndësishme të ruanim vlerësimin dhe përqendrimin e duhur.

Për këtë i përgëzoj çunat, sepse pavarësisht se ndeshja ka ‘tablo’, ishim gjithnjë kërkues, të përqendruar dhe ngulmues për ta fituar këtë takim”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat