Rrahmani në llupën e skuadrës çeke

Futboll

Rrahmani në llupën e skuadrës çeke

Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:13
Albion Rrahmani

Pas Napolit, Werder Bremenit, Aston Villas e Benficas, në garë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani janë futur edhe dy skuadra tjera.

Bëhet fjalë për dy ekipet e njohura nga Çekia, Slavia dhe Sparta e Pragës. Mediumet çeke kanë njodtuar të martën se si Slavia ashtu edhe Sparta janë të interesuara për transferimin e Rrahmanit këtë verë.

Rrahmani është pjesë e Rapidit të Bukureshtit dhe në fund të edicionit mund të largohet nga ekipi rumun, i cili po e vlerëson 23-vjeçarin 10 milionë euro.

Rrahmani ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka shënuar 17 gola për Rapidin dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat