Do të largohet

Futboll

Do të largohet

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:33
Erik ten Hag

Erik ten Hag pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Rezultatet zhgënjyese kanë bërë që holandezi të kthehet shumë shpejt në një figurë jo dëshiruar në “Old Trafford”.

Eliminimi i shpejtë nga Champions League, vendi i 8-të në kampionat, mungesa e rezultateve pozitive dhe e një plani konkret loje e kanë kthyer në shënjestër ish-teknikun e Ajaxit.

54-vjecari erdhi në fillimin e sezonit të kaluar, me premtimin për të ngritur edhe njëherë tjetër United në lartësitë e dëshiruara, por ky sezon duket se po rezulton fatal për të.

Vjet, Djajtë e Kuq zhvilluan një sezon pozitiv me holandezin. 20-herë kampionët e Anglisë u renditën të tretët në Premier League dhe fituan Carabao Cup. Por, vështirësitë kanë qenë të lartë në edicionin aktual, teksa rol të madh kanë luajtur edhe dëmtimet e shumta.

Aksionarët e rinj të INEOS pritet të marrin një vendim pas finales së FA Cup që do të zhvillohet më 25 maj, ku United do të përballet ndaj Man. City-t.

Gjithsesi, humbja e fundit 4-0 ndaj Crystal Palace ka shumëfishuar zërat për largimin e Ten Hag. Holandezi duhet të prodhojë një mrekulli në finale ndaj rivalëve të City-t, pasi fitimi i Kupës mbetet e vetmja shpresë për të qëndruar në detyrë.

Në rast largimi të Ten Hag, alternativat nuk janë të pakta për Manchester United. Deri më tani janë përfolur Roberto de Zerbi, Ruben Amorim, Graham Potter, Gareth Southgate, Thomas Tuchel. Së fundmi, edhe Jose Mourinho ka shprehur dëshirën për të drejtuar përsëri Djajtë e Kuq..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat