Mbappe vlerësohet me notën 2

Futboll

Mbappe vlerësohet me notën 2

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:56
Mbappe

“I çrregullt dhe zhgënjyes”.

Me këto fjalë e përditshmja “L'Equipe” ka likuiduar paraqitjen e bërë nga Kylian Mbappe në ndeshjen kundër Borusian së Dormundit.

Në Francë numri 7 i PSG është kthyer në një personazh i urryer për shkak të kontributit të vogël që ka dhënë në kauzën e PSG në Champions dhe për mënyrën se si po largohet drejt Madridit.  

“Ndeshja e tij e fundit me PSG-në në Champions ishte një makth i vërtetë.

Nisi ndeshjen në krahun e majtë, por nga ana teknike vuajti shumë. U dominua nga Humels, ku thuajse asnjëherë nuk arriti që të përballej në duele direkte”, komenton gazeta franceze, e cila vlerësoi paraqitjen e Mbape me notën 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat