Sandro Tonali befason me punën e re

Futboll

Sandro Tonali befason me punën e re

Më: 8 maj 2024 Në ora: 14:23
Sandro Tonali

Tash e disa muaj, Sandro Tonali është larg futbollit, sepse është suspenduar për disa muaj për shkak të basteve të vëna në Serie A dhe në Premier League gjatë vitit të kaluar.

Një foto e tij tashmë ka bërë xhiron në internet. Futbollisti i Newcastle United dhe i Kombëtares së Italisë shihet duke punuar në qytetin anglez në kompaninë Shepherd Offshore.

Tonali është duke punuar në këtë kompani së bashku me disa inxhinierë vetëm për ta mbajtur vetën aktiv dhe jo i mbyllur dhe larg futbollit.

Kujtomë që Sandro nuk ka drejt të bëjë stërvitje me skuadrën e tij, andaj një punë e dytë është e mirëseardhur për të në këto momente krize.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat