Tirana baras me Vllazninë

Futboll

Tirana baras me Vllazninë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:21
Tabela

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten një pikë larg vendit të katërt.

Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0:3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë dhe u ngjit përkohësisht në vendin e katërt me 47 pikë, po aq sa kanë edhe Tirana, Skënderbeu e Dinamo.

Bardheblutë nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ndonëse në pjesën e dytë patën 2-3 mundësi të arta për të shënuar golin e fitores.

Nga ana tjetër Dinamo u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatet minimale 0-1. Po me shifrat 0-1 triumfoi edhe Partizani në Kukës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Vllaznia.

Vlen të theksohet se me suksesin e sotëm ndaj Dinamos, Egnatia ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, pasi askush nuk mund ta parakalojë, me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 mln lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.

Një barazim në shtesë ndaj Laçit, ngiti Skënderbeun të vetëm në vendin e katërt, me 48 pikë, ndërsa kurbinasit janë matematikisht në Play Out-in e titullit kampion.

Java e fundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet të shtunën, me Teutën, Tiranën, Dinamon e Skënderbeun, që do të duelojnë për të përcaktuar të katërtën e Final 4 për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat