Açka beson te Gjilani: Ne besojmë që do ta arrijmë

Futboll

Açka beson te Gjilani: Ne besojmë që do ta arrijmë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:04
Donaldo Açka

Donaldo Açka është shprehur optimist para duelit kampional ndaj FC Llapit, të cilin ekipi i Gjilanit do ta zhvillojë në shtëpi.

Mesfushori i qendrës ka theksuar se ambienti në dhomat e zhveshjes është mjaft pozitiv dhe së bashku me shokët e skuadrës do luftojnë të marrin maksimumin e pikëve.

Ai ndër të tjerash theksoi se skuadra është në ritëm dhe ka krijuar jo pak, mirëpo që nuk ka arritur të konkretizoj. Besimi për të shënuar duhet të fillojë që nga ndeshja e radhës.

“Ambienti është tepër i mire dhe ne jemi bërë gati për këtë ndeshje, e cila është shumë e vështirë dhe për këtë ne jemi të vetëdishëm. Ne shikojmë vetëm të marrim maksimumin e pikëve dhe jemi përgatit për këtë gjë.

Ne besojmë që do ta arrijmë”.

“Kemi besim të plotë te lojtarët për mënyrën se si po lozim. Kemi krijuar lojë dhe shpresojmë që rastet të cilat na jepen t’i konkretizojmë”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet të enjten (9 Maj) me fillim nga ora 15.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat