De Laurentiis: Gasperini te Napoli? Është një trajner interesant, më pëlqen futbolli që luan

Futboll

De Laurentiis: Gasperini te Napoli? Është një trajner interesant, më pëlqen futbolli që luan

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:33
Aurelio De Laurentiis

Edhe Napoli me stadium të ri, De Laurentiis zbulon datën e inaugurimit

Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis ka zbuluar së fundmi se Atalanta-n dhe në veçanti trajnerin e saj, Gian Piero Gasperini-n e ndjek gjithmonë me shumë interes.

Në një prononcim të fundit për mediet, numri një i klubit të Napoli-t u pyet për mundësi që sezonin e ardhshëm skuadra e tij të drejtohet nga Gasperini dhe ai nuk dha një përgjigje të prerë, por as nuk e mohoi simpatinë për punën e trajnerit të bergamaskëve.

“Ndeshjet e Atalanta-s i shikoj gjithmonë me shumë interes sepse ata kanë një trajner shumë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe luajnë futboll shumë interesant”-deklaroi De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat