Italia është zyrtarisht e dyta në renditjen e UEFA-s

Futboll

Italia është zyrtarisht e dyta në renditjen e UEFA-s

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta në klasifikimin e UEFA-s.

Dy finalet e Inter, Europa League dhe Champions League, dy finalet e Romës, në Conference dhe Europa League si dhe dy finalet radhazi të Fiorentinës në Conference League bëjnë që Italia të shkëputet nga Gjermania në renditjen e këtij sezoni, ndërsa në atë në total të pesë viteve të fundit, zë vendin e dytë vetëm pas Anglisë.

Në këtë moment, Italia lë pas Spanjën ndërsa pritet që në momentin kur të hiqet nga llogaria sezoni 2019/2020, atëherë Italia të fitojë edhe më shumë terren ndaj Spanjës.

Periudha e fundit kur Italia mbante vendin e dytë në renditjen e UEFA-s ishte në vitin 2006. Sa i takon, Gjermanisë, në klasifikimin e pesë viteve të fundit ata renditen të katërtit, ndërsa në vendin e pestë Franca.

Renditja aktuale për pesë vitet e fundit:

1) Anglia – 104,303 pikë

2) Italia – 89,426 pikë

3) Spanja – 89,239 pikë

4) Gjermani – 86,338 pikë

5) Franca – 66,831 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat