Katër skuadra janë në garë për biletën e fundit të fazës finale

Futboll

Katër skuadra janë në garë për biletën e fundit të fazës finale

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:54
Vllaznia

Kush do të jetë skuadra e katërt që do të marrë pjesë në “Final4”?

Kjo është engima e vetme e pazbuluar në kampionatin shqiptar kur kanë mbetur dhe 90 minuta për t’u zhvilluar në sezonin e rregullt.

Katër skuadra janë në garë për biletën e fundit të fazës finale për titullin kampion, teksa aktualisht Skënderbeu që mban vendin e katërt në renditje ndiqet nga Tirana, Teuta dhe Dinamo. Skenaret për skuadrën që do t’u bashkohet Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë janë nga më të ndryshmet.

Në letër, Skënderbeu është skuadra që mund të konsiderohet më e avantazhuar, pasi e ka tërësisht në dorë fatin e saj. Skuadra korçare me atë gol të shënuar në limite përballë Laçit, krijoi avantazin e një pike përballë tre skuadrave të tjera që e ndjekin.

Në rast se Skënderbeu merr 3 pikët në Shkodër përballë Vllaznisë të shtunën, nuk do kishtë interes aspak për ndeshjet e tjera, pasi me 51 pikë do ishte në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat