Drita gjunjëzon Prishtinën në stadiumin e Ramiz Sadikut

Futboll

Drita gjunjëzon Prishtinën në stadiumin e Ramiz Sadikut

Nga: K.G. Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Drita ruan hapin për titullin e kampionit me fitoren në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtina.

Skuadra nga Gjilani, e mposhti me rezultat 2:1 Prishtinën, në takimin e javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Be. Krasniqi (26 – nga penalltia), Bl. Krasniqi (57’) shënuan për Dritën dhe Islami (40’) realizoi për Prishtinën.

Drita renditet në vend të tretë me 65 pikë e Prishtina në të 5-tin me 46 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat