A do të rikthehet në Madrid?

Futboll

A do të rikthehet në Madrid?

Më: 9 maj 2024 Në ora: 21:45
Pamje nga ndeshja

Alphonso Davies realizoi një eurogol në Madrid, por që për fatin e keq të tijin dhe Bayernit, nuk mjaftoi për të siguruar finalen e Champions League.

Anësori i majtë foli shkurtimisht për të ardhmen e tij, në dyshim prej kohësh.

Kontrata i përfundon në 2025, bisedimet me bavarezët nuk kanë sjellë rinovim, ndërkohë që pas qëndron Reali i Madridit.

Spanjollët e kanë në listën e objektivave për merkaton verore. 23-vjeçari iu përgjigj me këto fjalë pyetjes nëse do të rikthehet përsëri në “Santiago Bernabeu”.

“Agjenti im ndodhet në bisedime zyrtare me Bayern Munich.

Çfarëdo që të ndodhë, unë do i jem gjithmonë mirënjohës klubit tim… ”, deklaroi një ndër anësorët e majtë më të mirë në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat