Gjimshiti me Atalantën në finalen e madhe të Europa League 

Futboll

Gjimshiti me Atalantën në finalen e madhe të Europa League 

Nga: K.G. Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:51
Pamje nga ndeshja

Atalanta është në finalen e madhe të Europa League. 

Skuadra nga Bergamo e ka eliminuar Marseillen, duke e mposhtur me rezultat 3:0. 

Ballafaqimi i parë në Marseille pati përfunduar baras (1:1) dhe Atalanta kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4:1.

Berat Gjimshiti, si zakonisht titullar, reprezentuesi i Shqipërisë, ka dhënë kontribut në këtë fitore. 

Lookman (30'), Ruggeri (52') e Toure (90+5’) shënuan për fitoren e vendasve.

Atalanta ndeshet me Bayer Leverkusenin në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat