Alonso: Do të takojmë sërish një skuadër Italiane

Futboll

Alonso: Do të takojmë sërish një skuadër Italiane

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:03
Alonso

Bayer Leverkusen është në finalen e Europa League, hakmarrja për eleminimin e vitit të kaluar është shërbyer, me “aspirinat” që kalojnë ndaj Romës dhe për më tepër, duke çuar në plot 49 numrin e ndeshjeve pa humbje, rekord historik ky në gjithë historinë e kampionateve elitare.

“Aspirinat” barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit, teksa vuajtën jo pak, pasi deri në minutën e 82 rezultati ishte 2-0 për italianët, por një autogol i Mancinit ndryshoi rrjedhën e takimit, me skuadrën gjermane që shënoi më pas edhe golin e bnarazimit 2-2. Xabi Alonso shijon momentin magjik dhe kualifikimin e Bayerit të tij në një finale të madhe, me teknikun që pas ndeshjes u shpreh;

“E imagjinoja, që në ndeshjen në Romë ishte e vështirë. Ishin në disavantazh të dy golave për shkak të dy episodeve, por nuk duhet harruar se sa kemi krijuar dhe më pëlqeu reagimi i skuadrës. Vitin e kaluar ishim pranë finales, tani e siguruam. Në finale do të takojmë sërish një skuadër Italiane, Atalantën.

Gasperini e drejton prej shumë vitesh dhe është një skuadër e fortë, do të jetë dicka e bukur t’i sfidojmë”, u shpreh Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat