Derbi i madh, skuadra shqiptare do pikë në përballje me Bokelin

Futboll

Derbi i madh, skuadra shqiptare do pikë në përballje me Bokelin

Nga: K.Goca Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:18
Otrant - Olympic

Ndeshje vendimtare do të luhet në Kotorr për vend të parë, mes Bokelit dhe skuadrës shqiptare, Otrant - Olympic nga Ulqini.

Skuadra shqiptare kërkon pikë, qoftë edhe një që të ruajë kreun e tabelës dhe të bëjë hapin e madh drejt elitës së futbollit të Malit të Zi. 

Ballafaqohemi luhet të dielën në dritat e reflektorëve, duke filluar nga ora 19.00. 

Pas javës së 33-të në ligën e dytë, Otrant - Olympic kryeson me 73 pikë e ka dy më shumë se Bokeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat