Thuram mund të sakrifikohet për 85 milionë euro

Futboll

Thuram mund të sakrifikohet për 85 milionë euro

Më: 10 maj 2024 Në ora: 23:28
Thuram

Interi nuk ka asnjë plan për të bërë shitje të rëndësishme në këtë merkato dhe kjo është konfirmuar shpeshherë nga drejtuesit e skuadrës.

Marota dhe Auzilio e kanë thënë me zë të lartë që kjo skuadër thjesht do të përforcohet me elementë të rinj dhe qëllimi është që të ruhet grupi.

Mirëpo, e shkuara ka treguar të kundërtën. Autofinancimi i merkatos ka bërë gjithmonë që të ketë shitje të dhimbshme dhe të bujshme njëkohësisht.

Ndodhi me Lukakun, Hakimin, Onanën apo edhe Brozoviçin (rast më specifik sepse e kërkoi vetë largimin).

Dhe historia mund të përsëritet edhe në këtë sezon. Përveç Dumfrisit që mund të dalë në merkato për faktin se nuk po bind, Markuc Tuhram është lojtari që mund të rrezikohet.

I transferuar në merkaton e verës me vlerën 0 euro dhe që zëvendësoi RomeluLukakun. Sulmuesi francez ishte një nga surprizat e bukura tëkëtij viti për Interin duke u përshtatur më së miri në formacionin zikaltër dhe me Lautaro Martinezin. Interi i ka vendosur një klauzolë 85 milionë euro dhe në rast se do të ketë njëofertë me këtë shifër, zikaltrit janë të detyruar që ta lënë tëlargohet.

Sipas “Sky”, Interi është duke menduar për lojtarë tëtjerë dhe të mos kapet në befasi sepse PSG-ja mund të lëvizëvrullshëm në verë ku do të ketë një revolucion në të gjithëskuadrën.

Një shitje e tillë do të sillte një plusvalencë të madhe në bilancet e klubit të Interit dhe kjo është një tjetër arsyepse Markus Thuram mund të sakrifikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat