Vllaznia ka në dorë fatin e 4 klubeve

Futboll

Vllaznia ka në dorë fatin e 4 klubeve

Më: 11 maj 2024 Në ora: 11:56
Vllaznia

Superiorja zbres sot në fushë për të luajtur javën e fundit të saj. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16:00.

Vendi i katërt është dilema më e madhe, pasi jep mundësinë për të qenë në "Final 4". Aktualisht ky pozicion mbahet nga Skënderbeu.

Ndeshjen e fundit në kampionat, korçarët e luajnë kundër Vllaznisë. Këta të fundit mund të thuhet se kanë në dorë fatin e 4 klubeve.

Vetë Skënderbeu, Tirana, Dinamo dhe Teuta janë duke kërkuar biletën e fundit të "Final 4". Vetëm 1 pikë i ndan skuadrat e tjera nga Skënderbeu.

Në anën tjetër Vllaznisë i bën punë vetëm fitorja, për të shpresuar që Erzeni të ndalë Partizanin. Kështu do të merrte vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat