Milani synon tri pikët

Futboll

Milani synon tri pikët

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Sot në 20:45 Milani pret Kaljarin në “San Siro”. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

Milani është skuadra që ka mposhtur Kaljarin më shpesh në Serinë A: për kuqezinjtë 46 fitore, 27 barazime dhe tetë humbje. Ekipi i Piolit Lombardët ka fituar 7 nga tetë ndeshjet e fundit kundër atij sard, duke pësuar vetëm dy gola.

Humbja e fundit e “Djallit” në shtëpi kundër Kaljarit në Serinë A daton në qershor 1997 (0-1, gol nga Muci); që nga ajo kohë kuqezinjtë kanë regjistruar 17 fitore dhe dy barazime kundër kuqebluve për një mesatare prej 2.79 pikësh për ndeshje, më e larta në turne për një ekip kundër një kundërshtari të vetëm me të cilin është përballur të paktën 15 herë në këtë periudhë.

Milani nuk fiton prej katër ndeshjesh në Serie A (B3, H1) dhe nuk ka dalë më keq në kompeticion që nga shkurti i vitit 2023, kur kaluan pesë ndeshje radhazi pa sukses (B2, H3). Trajneri i fundit kuqezi që nuk fitoi dy herë nga pesë ndeshje radhazi ishte Filipo Inzagi (tre raste midis 2014 dhe 2015).

Kuqezinjtë kanë pranuar pesë gola në dy ndeshjet e fundit në Serie A në shtëpi (3 kundër Xhnoas, 2 kundër Interit), po aq gola sa në 10-të e mëparshme. Në Serinë A, ekipi i Piolit nuk ka pësuar të paktën dy gola për tre ndeshje radhazi në shtëpi që nga janari 2021.

Kaljari ka barazuar tre nga katër ndeshjet e fundit në kampionat (1H), duke arritur në 12 barazime sezonale; Djemtë nga Sardenja nuk kanë arritur 13 barazime në një sezon të vetëm në Serinë A që nga viti 2011-12 kur përfundon në vendin e 15-të.

Kaljari ka fituar vetëm një nga 22 transfertat e fundit të Serisë A: shtatë barazime dhe 14 humbje përfundojnë ecurinë nga marsi 2022 e në vazhdim. Në të njëjtën periudhë vetëm Frozinone, me 18 ndeshje dhe Venecia, me gjashtë, arritën më pak suksese larg shtëpisë.

Milani (96%, 64/67) dhe Kaljari (95%, 35/37) janë dy skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola nga brenda zonës së rreptësisë në këtë kampionat. Kaljaritanët janë ata që pësuan më së shumti gola nga brenda zonës në përqindje (93%, 56/60), ndryshe nga kuqezinjtë, të cilët janë ata që kanë pësuar më së shumti gola nga jashtë zonës në terma absolute (10).

Milani ka shënuar 12 herë nga këndi këtë sezon, të paktën tre më shumë se çdo skuadër tjetër në Serie A dhe vetëm më pak se Arsenali (16) dhe Gldabahu (14) në pesë kampionatet më të mira të Europës, ndërsa Kaljari ka shënuar nëntë me këtë situatë loje.

Dy golat e parë të Olivie Zhiru në Serie A erdhën kundër Kaljarit, më 29 gusht 2021; Sulmuesi i kuqezinjve ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e tij të fundit në “San Siro”, pasi ka shënuar vetëm një në 11 të mëparshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat