Ish - lojtari i Francës i del në krah Mbappes

Futboll

Ish - lojtari i Francës i del në krah Mbappes

Më: 11 maj 2024 Në ora: 13:21
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe njoftoi zyrtarisht se me përfundimin e këtij sezoni, do të mbyllet edhe aventura e tij shtatëvjeçare në radhët e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez vendosi të mos e rinovojë kontratën me parizienët dhe në verë do të largohet me parametër zero, me shumë mundësi me destinacionin Madridin te Reali.

Në këtë periudhë nuk kanë munguar kritikat për 25-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për mos rinovimin e kontratës dhe largimin me parametër zero.

Por, një nga ata që i del në mbrojtje Mbappe është ish-futbollisti i kombëtares së Francës, Bixente Lizarazu i cili thekson se Parisi nuk e trajtoi mirë Mbappe kur mësoi se lojtari do të largohej ndërsa shtoi se për sulmuesin nuk ishte e lehtë të luante në ato rrethana.

“Mendoj se ishte koha për të thënë “mirupafshim”. Bëri mirë që e komunikoi vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale, është më e lehtë në atë mënyrë. Është e komplikuar kur t’i lë pas shtatë vite për të nisur një rrugëtim të ri. Mendoj se Parisi nuk u soll mirë me Mbappe kur mësoi se ai do të largohej. E ndëshkuan si një fëmijë dhe unë nuk kuptoj se si më pas lojtari mund të jap më të mirën në fushë dhe të performojë në nivele të larta .

Një lojtar duhet të jetë gjithmonë i lirë të largohet nëse kontrata ia lejon. Por, e pashë që PSG dhe presidenti i klubit nuk e pritën mirë. Luis Enrique e trajtoi si gjithë lojtarët e tjetër dhe normale që Mbappe nuk u ndje mirë. Ai nuk është një makineri apo robot, është një qënie njerëzore që ka nevojë për dashuri dhe për ambient pozitiv.

Kishte shumë konflikt në klub dhe sado që trupi i Mbappe mund të punojë shkëlqyeshëm, sërish mendja bën diferencën dhe ai nuk ishte i qetë. Mbappe e meriton që të nderohet nga tifozët e tij sepse është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit”, u shpreh Lizarazu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat