Teuta do të pres në “Niko Dovana” ekipin e Dinamos

Futboll

Teuta do të pres në “Niko Dovana” ekipin e Dinamos

Më: 11 maj 2024 Në ora: 14:56
Teuta

Teuta do të pres në “Niko Dovana” ekipin e Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.

Durrsakët pritet ta kenë stadiumin plot sot, pas edhe atij njoftimi ditën e djeshme, ku dyert do të jenë të hapura për të gjithë sportdashësit. Ekipi i Edi Martinit vjen pas 3 fitoreve radhazi, e fundit ajo kundër Erzenit 0-3 në transfertë.

Trajneri shkodran e ka bërë të qartë kur mori drejtimin e skuadrës që ata do të luftojnë për “Final 4”, dhe kështu po ndodh. Teuta pozicionohet në vendin e gjashtë me 47 pikë, 1 më pak se Skëndërbeu që ndodhet në të katërtin.

Nga ana tjetër edhe dinamovitët synojnë fitoren sot në Durrës. Ekipi i Mehmetit le të themi se e ka lëshuar vetë “Final 4”, për shkatë rezultateve tepër të dobëta që ka marrë këto 4 javët e fundit, ku llogarit 3 humbje dhe 1 barazim.

Tani ata do të provojnë letrat e fundit, por edhe në rast fitoreje kundër Teutës, përsëri duhet të shpresojnë në ndalesën e Tiranës dhe Skënderbeut.

FORMACIONET ZYERTARE

TETUTA: Vata, Jazxhi, Peposhi, Beqja, Daci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Arifi, Gjini | Trajner: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat