Partizani e do me çdo kusht fitoren

Futboll

Partizani e do me çdo kusht fitoren

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Partizani do të pres sot në “Arenën e Demave” Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Abissnet Superiore.

“Demat” vijnë në këtë takim pas 4 fitoreve radhazi, dhe më e freskëta ishte fundjavën e kaluar kundër Kukësit, duke bërë të mundur të “parakalojnë” Vllazninë dhe të ngjiten në vendin e dytë të renditjes.

Sot trajneri Orges Shehi nuk do asnjë justifikim nga lojtarët e tij, me objektivin e vetëm, marrja e 3 pikëve përballë një Erzeni të rënë tashmë nga kategoria.

Nga ana tjetër, shijakasit shijojnë ndeshje e tyre të fundit në Superiore për këtë sezon. Trajneri Deliallisi nuk ka se çfarë t’i kërkojë të tijve sepse fatet e ekipit të tij dihen tashmë, megjithatë ai ka thënë se do ta respektojnë kampionatin deri në fund.

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Hadroj, Sembene, Preka, Murataj, Maget, Mehmeti, Skuka, Mensah, Mba. Trajner: O.Shehi 

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Peposhi, Asani, Osmanllari, Maliqi, Dakaj, Kharimanoviç, Kadriu, Zeka, Mihana. Trajner: A.Deliallisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat