Vedat Muriqi zverdhet në Spanjë, Mallorca triumfon 

Futboll

Vedat Muriqi zverdhet në Spanjë, Mallorca triumfon 

Nga: K.Goca Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:51
Muriqi feston me shokë

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Las Palmas-it, në takimin e javës së 35-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me Mallorca-n, bëjnë hapin e madh drejt sigurimit të ekzistencës në elitën e futbollit spanjoll.

Futbollisti Gonzalez ka realizuar në minutën e 29-të.

Vedat Muriqi është paraqitur nga minuta e parë dhe në të 80-tën është ndëshkuar me karton të verdhë.

Muriqi është zëvendësuar në minutën e 83-të.

Pas javës së  35-të të kampionatit spanjoll, Las Palmas zë vendin e 14-të me 37 pikë e ka dy më shumë se Mallorca që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat