Shqipëria duhet t’i frikësohet mbrojtësit të Kroacisë

Futboll

Shqipëria duhet t’i frikësohet mbrojtësit të Kroacisë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:11
Gvardiol

5 gola në 7 ndeshjet e fundit te Manchester City, Shqipëria duhet t’i frikësohet mbrojtësit të Kroacisë që ka transformuar Guardiola

Teksa afrohemi gjithmonë e më shumë me nisjen e Euro24, Shqipëria dhe Silvinjo duhet të shohin me kujdes Kroacinë.

Është pikërisht kjo Kombëtarja që supozohet të lëmë pas vetes për të kërkuar një kualifikim nga grupet.

Pavarësisht se kroatët thuhet se nuk janë në momentin e tyre më të mirë, lojtarët e kësaj Kombëtare po dhurojnë spektakël në Europë.

Mjafton të përmendim Gvardiol, mbrojtësin e Kroacisë që është transformuar nga Guardiola. 5 gola në 7 ndeshjet e fundit, ku 2 prej tyre janë realizuar vetëm në ndeshjen e sotme kundër Fulham..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat