Tottenham mbetet në lojë për zonën Champions

Futboll

Tottenham mbetet në lojë për zonën Champions

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:13
Tottenham

Këtë të shtunë u zhvilluan një pjesë e ndeshjeve të javës së 37-të të Premier League, ndërsa u vendosën matematikisht të treja skuadrat që bien në Championship për sezonin e ardhshëm.

Sheffield United që ishte prej javësh i rrëzuar nga Premier League, takimin e këtij raundi u mund me rezultatin 1-0 në transfertën e Everton, me vendasit që fituan falë golit të Doucoure në minutën e 31’.

Pas këtij takimi Everton renditet në vend të 15-të me 40 pikë, teksa Sheffield i vendit të fundit qëndron po në kuotën e 16 pikëve.

Tottenham-Burnley mbyllet me rezultatin 2-1, me “Spurs” që vazhdojnë të jenë në garë për zonën Champions, teksa miqtë nga ana e tyre janë zyrtarisht jashtë Premier League-s për sezonin e ardhshëm.

Golat për vendasit në këtë përballje u realizuan nga Porro në minutën e 32’ dhe Van de Ven në minutën e 82’, teksa për miqtë shënoi Vruun Larsen në minutën e 25’.

Pas këtij takimi Tottenham renditet në vend të pestë me 63 pikë, teksa Burnley në vend të 19-të me 24 pikë.

West Ham fituan me rezultatin 3-1 ndaj Luton me këta të fundit që po ashtu i mbetet vetëm zyrtarizimi për të rënë nga Premier League.

Për vendasit në këtë takim shënuan Ward-Prowse në minutën e 54’, Soucek 66’ dhe Earthy në minutën e 77’. Ndërsa për Luton rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Lokonga në minutën e 6’.

Pas këtij takimi West Ham renditet në vend të 9 me 52 pikë, teksa Luton në vend të 18-të me 26 pikë.

Newcastle-Brighton ndajnë pikët në javën e 37-të, me ndeshjen që u mbyll me barazimin 1-1. Ishin miqtë ta që gjetën rrjetën të parët me Veltman në minutën e 18’, teksa për vendasit shënoi Longstaff në minutën e 45+5’.

Pas kësaj përballjeje Newcastle renditet në vend të gjashtë me 57 pikë, teksa Brighton në vend të 10-të me 48 pikë.

Wolves bie në shtëpi me rezultatin 1-3 ndaj Crystal Palace, për vendasit shënoi Cunha në minutën e 68’, teksa për miqtë shënoi Olise në minutën e 26’, Mateta 28 dhe Eze në 73’.

Pas kësaj jave Wolves renditet në vend të 13-të me 46 pikë, teksa Crystal Palace në vend të 12-të po me 46 pikë.

Bournemouth bie në shtëpi me rezultatin 1-2 ndaj Brentford-it, me golin e vetëm që për vendasit e shënoi Solanke në minutën e 90’, teksa për miqtë realizuan Mbeumo 87’ dhe Wissa në minutën e 90+5’.

Pas kësaj jave Bournemouth renditet në vend të 11-të me 48 pikë, teksa Brentford në vend të 16-të me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat