Tirana fiton me lehtësi por mbetet jashtë “Final Four”

Futboll

Tirana fiton me lehtësi por mbetet jashtë “Final Four”

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Tirana arrin të mposht me shifrat 0-3 Egnatian brenda në Rrogozhine, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.

Ndeshje pa shumë histori, ku bardheblutë arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të Patrik, kur ky i fundit ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti. Nuk do të vononte shumë edhe lojtari bardheblu do të dyfishonte gjithçka në vetëm 2 minuta, kur realizoj një gol të bukur me një diagonale të pakapshme për portierin Sherri.

Kryeqytetasit nuk do ta mbyllnin me kaq, teksa sapo startoi pjesa e dytë, arritën të shënonin të tretin dhe të fundit me anë të Abazajt.

Me këtë rezultat, Tirana nuk mundi dot të kap “Final 4” për shkak të fitores së thellë të Skënderbeut 5-1 përballë Vllaznisë. Megjithatë ka akoma shpresë për bardheblutë për sa i përket Kupave të Europës.

Ata duhet të presin që Egnatia të mund Kukësin në finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi Skënderbeu është i pezulluar nga pjesëmarrja në Konferencë Ligë, dhe atë vend do e marri Tirana, pasi pozicionohet e pesta në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat