Inzaghi: Kundërshtarët nuk meritonin pesë gola

Futboll

Inzaghi: Kundërshtarët nuk meritonin pesë gola

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:20
Inzaghi

Inter, edhe pse tashmë kampion i Italisë, bëri detyrën në transfertë ndaj Frosinones duke triumfuar me rezultatin e thellë, 0-5.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi nuk pati mëshirë duke lënë të kënaqur në fund teknikun 48-vjeçar.

Për “DAZN” pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh se mori disa përgjigje nga skuadra edhe pse tashmë është i bindur për ekipin që drejton ndërsa shtoi se Frosinone nuk meritonte të pësonte pesë gola.

“Djemtë ishin shumë të zotët teknikisht, në pjesën e zotërimit të topit bëmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Rrezikuam pak vetëm kur nuk e kishim topin. Por, ishte një paraqitje pozitive kundër një skuadre që nuk meritonte të pësonte pesë gola.

Mora disa përgjigje nga kjo ndeshje, edhe pse tashmë nuk është më nevoja për përgjigje.

Shpresoj që Frattesi të konfirmohet gjithnjë e më shumë. Luajti mirë dhe bëri atë që duhet të bëjnë të gjithë mesfushorët.

Në futboll duhen bërë zgjedhje, megjithatë unë nuk dua të heq dorë nga asnjë prej lojtarëve në organikë. Kështu e fituam kampionatin.

Rikthimi i Lautaros te goli? Ai është kapiteni jonë dhe duhet të vazhdojë me këto performanca. Ka përgjegjësi të mëdha. Ka shënuar shumë gola këtë sezon, dhe mes të tjerëve është edhe një gol vendimtar ndaj Napolit në minutën e 91 duke na dhuruar Superkupën”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat