Anglia, kryesuese e Grupit A

Futboll

Anglia, kryesuese e Grupit A

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:26
Anglia

Vlen goli i Broun ndaj Francës dhe kampionet në fuqi për 17 vjeç në vendin e dytë

Anglia i ka rrëmbyer vendin e parë Francës në grupin A të Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për femra.

Një gol i Broun në të 81’ i ka ngrirë buzëqeshjen kampioneve në fuqi të Europës, që në fakt, ashtu sikurse anglezet, ishin kualifikuar për në gjysmëfinale. Por kjo ndeshje mes tyre ishte thjeshtë për kalendar ose më saktë për vendin e parë e për të dytë në grup.

Nga një pjesë e parë thuajse e përgjumur, ndërsa në të 32’ është anulluar dhe një gol i Bironien për faull ndaj portieres angleze, në startin e zjarrtë të francezeve në 45 minutat e dyta. Roket humbet mundësinë e saj, ndërsa Mekshefri bëhet “barrikadë”. Adedini nuk i jep impulse sulmit francez, ashtu sikurse mund të mendohej.

Dhe gradualisht Anglia gatuan golin që mban firmën e Broun. Në vërshëllimën e fundit të Boçkovës, 1-0 për Anglinë, kurse në ndeshjen tjetër Norvegjia mundi Suedinës, 2-0. E diela do të jetë për sfidat e grupit B, Spanjë – Belgjikë dhe Poloni – Portugali që do të përcaktojnë dhe gjysmëfinalistet e dyta të këtij Europiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat